Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spiropali pret në takim politikanin turk! Nga partneriteti në NATO tek perspektiva euro-atlantike e Kosovës, ja temat e diskutimit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, dhe anëtarët e komisionit që e shoqëronin atë. Në takim morën pjesë gjithashtu deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi. Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe intensiv parlamentar mes dy institucioneve ligjvënëse, përforcimin e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe miqësinë dhe marrëdhëniet tradicionale midis popujve tanë. Fokusi i bisedimeve ishte gjithashtu bashkëpunimi dypalësh në...