Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Spiropali në Ukrainë, kryetarja e kuvendit mori pjesë në Samitin “Ukrainë–Europa Juglindore” që po mbahet në Odesa
👁3003
Paqja dhe stabiliteti rajonal ishin në fokus të Samitit “Ukrainë–Evropa Juglindore”, ku Shqipëria përfaqësohej nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Në fjalën e saj, Spiropali ripërsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, duke thënë se lufta e tyre është edhe lufta jonë. “Sot dua të përcjell jo vetëm fjalë solidariteti, por një premtim: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës – sot, nesër dhe për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Lufta juaj është edhe lufta jonë. Shpresa juaj është edhe shpresa jonë. E ardhmja juaj është e ardhmja jonë e përbashkët. Uroj të kthehet së shpejti paqja, drejtësia dhe liria në...