Spektator i veçantë në prag të ndeshjes me Serbinë, Silvinjo ndjek nga afër Egnatia-Partizanin

Spektator i veçantë në prag të ndeshjes me Serbinë, Silvinjo ndjek nga afër Egnatia-Partizanin

Në stadiumin “Air Albania” është duke u luajtur gjysmëfinalja e dytë e “final four”-it. Egnatia dhe Partizani janë duke sfiduar njëri-tjetrin për një vend në finalen që do të përcaktojë fituesin e titullit kampion. Në tribunën VIP gjenden edhe dy spektatorë të veçantë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është i pranishëm në stadium për ta ndjekur nga afër këtë përballje. Pranë tij ndodhet edhe krahu i tij i djathtë në stafin e ekipit tonë kombëtar, Doriva. Mbetet për t’u parë nëse dikush prej lojtarëve ka rënë në sytë e Silvinjos në prag të sfidave kundër Serbisë dhe Letonisë./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com