Spektakël në Paris, Barcelona pëson humbjen e parë për këtë sezon. Roma, Napoli, Liverpool dhe City nuk zhëgnjejnë në shtëpi

Spektakël në Paris, Barcelona pëson humbjen e parë për këtë sezon. Roma, Napoli, Liverpool dhe City nuk zhëgnjejnë në shtëpi

Kanë përfunduar takimet e sotme në Champions League, të vlefshme për raundin e tretë. Në “Parc des Princes”, PSG fitoi 4-2 ndaj Barcelonës, duke i shkaktuar humbjen e parë katalanasve për këtë sezon. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për parizienët, pas golit të bukur të Desire Doue. Pjesa e dytë ishte akoma edhe më e bukur. Barcelona barazoi fillimisht shifrat me Xavi Espart në minutën e 55-të. Në minutën e 72-të, Lucas Hernandez shënon me kokë, pas krosimit nga goditja e këndit. Lamine Yamal nuk mund të rrinte pa lënë gjurmët e tij në këtë takim. Sulmuesi barazoi rezultat e përkohshëm 2-2, në minutën e 79-të. Dy minuta më pas, Vitinha shënoi një gol spektakolar në kufijtë e distancës, duke i dhënë sërish avantazhin...