Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!
Kanë përfunduar ndeshjet e raundit të tretë të Champions League, me PSG-në që mori fitoren më të rëndësishme të mbrëmjes, duke mposhtur Barcelonën 4-2 në Paris. Skuadra franceze kaloi në avantazh gjatë pjesës së parë me Desire Doue, i cili realizoi golin e vetëm të 45 minutave të para. Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin në minutën e 55-të me Xavi Espart. Në minutën e 72-të, Lucas Hernandez riktheu PSG-në në avantazh me një goditje me kokë pas një këndoreje. Por katalanasit nuk u dorëzuan dhe Lamine Yamal vendosi baraspeshën 2-2 në minutën e 79-të. Barazimi zgjati vetëm dy minuta. Vitinha realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke kaluar sërish parizienët në avantazh. Në minutën e 87-të, Fabian Ruiz shënoi golin e...
Burimi:
javanews.al