Spanjë/ Rikthehet pjesërisht energjia në Madrid, situata ende kritike në transportin publik

Spanjë/ Rikthehet pjesërisht energjia në Madrid, situata ende kritike në transportin publik

Operatori spanjoll i energjisë Red Electrica njoftoi se në Madrid është rikthyer më shumë se 20% e furnizimit me energji elektrike. Në një postim në platformën X, operatori sqaroi se furnizimi po “rikthehet në mënyrë progresive”, duke theksuar se një pjesë e energjisë po sigurohet nga burimet e brendshme dhe një pjesë tjetër nga importi nga Franca. Ndërkohë, transporti publik, trenat dhe metroja në Madrid nuk janë ende të hapura për publikun. Megjithatë, masat e sigurisë po mblidhen në hyrje të stacionit të metrosë Sol, në përgatitje për rihapjen e tij së shpejti.
Burimi: Lajme.al