Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
👁2868
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme të përgjithshme Demonstrata e së dielës, e organizuar nga Partia Popullore (PP) e opozitës konservatore, nën sloganin “mafia apo demokraci”, tërhoqi midis 45,000 dhe 50,000 njerëz, sipas zyrës rajonale të qeverisë qendrore, raporton The Guardian. Megjithatë, organizatorët e vlerësojnë numrin e pjesëmarrësve në rreth 100,000. Qeveria e Sanchez dhe rrethi i tij i ngushtë janë përballur me një sërë akuzash për korrupsion gjatë vitit të kaluar. Presioni mbi Partinë Socialiste të Punëtorëve Spanjolle (PSOE)...