Spanjë-Portugali, kthehet energjia, autoritetet nuk e dinë ende shkakun e ndërprerjes së pazakontë

Spanjë-Portugali, kthehet energjia, autoritetet nuk e dinë ende shkakun e ndërprerjes së pazakontë

Rikthehet energjia elektrike në Spanjë dhe Portugali, pas blackout-it që përfshiu gadishullin Iberik për 12 orë me radhë. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në Lisbonë. Metrotë janë në funksion, edhe pse me vonesë. Shkollat ​​janë rihapur dhe spitalet kanë rinisur operacionet e planifikuara, duke u përpjekur t’u përgjigjen në vijim të gjitha takimeve dhe operacioneve të vonuara për shkak të ndërprerjes së rrymës. Por ndërkohë, shkaku i rënies së sistemit energjetik mbetet ende i paqartë. Hipotezat janë të ndryshme, duke përfshirë një sulm kibernetik apo dhe ndonjë fenomen të pazakontë meteorologjik ose atmosferik. Por këto pista janë përjashtuar...
Burimi: Vizionplus.tv