Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Spanjë/ Çmontohet organizata shqiptare e drogës në Barcelonë, 7 të arrestuar në dy aksione
👁13113
Policia spanjolle ka çmontuar një organizatë kriminale shqipfolëse që merrej me kultivimin dhe trafikimin e drogës në Barcelonë, duke vënë në pranga shtatë persona në dy operacione të ndara të zhvilluara këtë muaj. Në rastin e parë, autoritetet zbuluan një plantacion të madh kanabisi të fshehur në katër depo pranë autostradës N-230, midis zonës Gualda të Lleidës dhe Torrefarrerës. Gjatë operacionit u arrestuan tre të rinj shqiptarë, të moshës 24, 25 dhe 26 vjeç, teksa përgatiteshin të korrnin mbi 3500 bimë kanabisi. Ata akuzohen për krime kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike, pasi kishin lidhje të paligjshme për...