Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Kroacia kaloi në avantazh në minutën e 17-të me Ivan Perisiç, por kampionët e botës reaguan fuqishëm pas pushimit. Mikel Merino, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, barazoi shifrat në minutën e 61-të. Mesfushori spanjoll u shndërrua në heroin e mbrëmjes, duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 89-të dhe duke kompletuar përmbysjen 1-2. Me këtë fitore, Spanja vazhdon serinë pozitive në Grupin A3 dhe merr një tjetër trepikësh të rëndësishëm në garën për kreun e grupit. Fitore bindëse regjistroi edhe Anglia, që mposhti Çekinë 3-0 në “Wembley”. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 27-të pas autogolit të Vladimír Coufal. Harry Kane dyfishoi shifrat në minutën e 40-të, ndërsa kapiteni anglez vulosi fitoren me golin e dytë personal në minutën...