SPAK ZGJERON HETIMET/ Ardi Veliut i sekuestrohet telefoni

SPAK ZGJERON HETIMET/ Ardi Veliut i sekuestrohet telefoni

SPAK ka zgjeruar veprimet hetimore në kuadër të një çështjeje ku më herët janë kryer kontrolle në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, në periferi të Tiranës, si dhe në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Në vijim të hetimeve, kontrolle janë kryer edhe në biznesin e sipërmarrëses Arjeta Puca, ndërsa drejtorit të kompanisë “KAYO”, Ardi Veliu, i është sekuestruar telefoni. Pajisja pritet të jetë pjesë e materialeve që do të verifikohen nga hetuesit, për të evidentuar komunikime apo të dhëna që mund të lidhen me objektin e hetimit. Ndërkohë, nga ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes janë sekuestruar më herët një sërë dokumentesh, të cilat po i nënshtrohen verifikimit nga grupi hetimor. Në qendër të denoncimeve të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj janë përmendur biznesmeni Ron Yeffet, kompania...