SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të zgjasë edhe me tre muaj hetimet për procedurën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Afati i ri i hetimit është caktuar deri më 23 nëntor 2026, ndërsa prokurorët kanë vlerësuar se nevojiten veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të çështjes. Në fokus të hetimit janë shtatë anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit, të cilët dyshohen për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas dokumenteve të bëra më herët publike nga SPAK, hetimi lidhet me dyshimet se procedura e koncesionit mund të jetë zhvilluar në mënyrë të paracaktuar, duke favorizuar konsorciumin e përbërë nga kompanitë Mabco Construction, Yda Group dhe 2A GROUP. Prokuroria dyshon se anëtarët e komisionit, në bashkëpunim...
Burimi:
javanews.al