SPAK u tha “jo” avokatëve britanik të Veliajt/ Plarent Ndreca: I refuzoi pa arsye…
SPAK ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë të Erion Veliajt për ta takuar atë në paraburgim, ndërsa mbrojtja pretendon se për vendimin nuk është dhënë një argument juridik apo shkak i ligjshëm. Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, tha se kërkesa për takimin ishte bërë për datën 10 shtator dhe se refuzimi nuk erdhi nga Drejtoria e Burgjeve, por nga Prokuroria e Posaçme. Sipas tij, komunikimi është përcjellë përmes një punonjëseje administrative të SPAK-ut dhe arsyeja e komunikuar lidhej me këmbënguljen e avokatëve për një datë të caktuar. Ndreca deklaroi se data ishte përcaktuar në funksion të axhendës së mbrojtësve britanikë dhe përgatitjes së ankimit që pritet të depozitohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas mbrojtjes, nuk ka pasur...
Burimi:
ntv.al