Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SPAK-u po përgatitet për arrestime për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit
👁11760
SPAK ka mbledhur prova në heshtje para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve, si dhe ditën e 11 majit. Në të gjitha qarqet kryeprokurori Altin Dumani kishte ngritur task force për korrupsionin në zgjedhje. Deri tani ka disa dosje hetimi nga BKH dhe në SPAK, ku priten të firmosen fletë arrestet. Burimet flasin se sot SPAK sekuestroi celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma në kuadër të një hetimi për korrupsion në zgjedhje. Akoma nuk ka njoftim për mediat, por arrestimet po mendohet të kryen brenda një dite nga SPAK. Ka emra plot që janë nën hetim!