‘SPAK-u është në një presion të jashtëzakonshëm’, Bushkolaj: SHBA kërkon goditjen e karteleve të drogës
I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri TV, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se SPAK-u ndodhet nën një presion të fortë për të goditur kartelet e drogës dhe lidhjet e tyre me politikën. Duke komentuar vizitën e prokurorëve të SPAK-ut në Paraguaj, Bushkolaj tha se kjo vjen në një kohë kur ambasada amerikane prej muajsh kërkon goditjen e karteleve dhe shkëputjen e lidhjeve të tyre me qeverinë. Ai përmendi gjithashtu vëmendjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë, duke iu referuar deklarimeve të senatorit Marco Rubio dhe Presidentit Donald Trump për kartelet shqiptare. Bushkolaj e lidhi këtë situatë me zhvillimet në Shqipëri, duke deklaruar se “realiteti i narkoshtetit është i lexueshëm në çdo dimension”. Ai tha se BKH ka nisur hartëzimin e pasurive të krimit dhe...
Burimi:
syri.net