SPAK sekuestron “Check Taxi” në Tiranë, në pronësi të Franci Canajt, kunatit të Ervis Çelës

SPAK sekuestron “Check Taxi” në Tiranë, në pronësi të Franci Canajt, kunatit të Ervis Çelës

foto ilustrim: franci canaj-check taxi TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë 77 milionë euro, në kuadër të një hetimi për trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Mes pasurive të sekuestruara është edhe kompania “Check Taxi”, me adresë në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Kompania është në pronësi të Franci Canajt, kunatit të Ervis dhe Albin Çelës, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar gjithashtu nga SPAK. Me urdhër të SPAK, janë sekuestruar 25 automjete në pronësi të kompanisë, e cila ofron shërbime transporti me taksi, përfshirë udhëtime drejt Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas njoftimit të SPAK, janë sekuestruar kuotat që përfaqësojnë 100% të shoqërisë tregtare “Check Company Sh.p.k.” check kompany-franci canaj "Në emër të shtetasit F.C: Kuota 100% të shoqërisë tregtare ‘Check...