Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SPAK sekuestron celularin e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, dyshohet për krime zgjedhore
👁13951
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar celularin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Sekuestrimi është kryer pas kontrolleve të zhvilluara një ditë më parë në zonat e Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës. Burime nga hetimi bëjnë me dije se kjo masë është pjesë e një hetimi që lidhet me krime zgjedhore. Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e hetimeve apo nëse zyrtari lokal është subjekt i ndonjë akuze konkrete, por veprimi i SPAK vjen në kuadër të goditjes së parregullsive gjatë proceseve elektorale. Hetimet vijojnë...