SPAK sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, kontrolle në 12 subjekte

SPAK sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, kontrolle në 12 subjekte

Elvis Roshi KAVAJË-SPAK ka sekuestruar celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit. Në kuadër të krimeve zgjedhore një kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish-kryebashkiakut. Përveç Roshit, janë ushtruar kontrolle edhe në 12 subjekte, ku nga aksioni janë sekuestruar 9 celularë. Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka treguar mbështjen e familjarët e tij kandidatë në Partinë Demokratike prej fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Roshi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Roshin, i cili garonte për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.
Burimi: Zeri.ai