SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 25 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme ndaj një grupi të dënuar në Belgjikë, në kuadër të një procedimi pasuror që po zhvillohet në Shqipëri. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK thekson se janë sekuestruar pasuritë e shtetasit D.D. dhe familjarëve të tij D.S., B.A., A.H., L.V., dhe D.H., të gjithë nën hetim për pasuri të dyshuara si rezultat i veprimtarisë kriminale. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër...