SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge, arrestohet 33-vjeçari

SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge, arrestohet 33-vjeçari

Foto ilustruese BERAT- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në Berat. Gjatë kontrollit në 4 ambiente, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka arritur të vërë në pranga një 33-vjeçar me iniciale H.V. Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.
Burimi: Zeri.ai