Spak në varësi të Ramës! Kraja legjitimoi rrëmbimin e Metës dhe groposi kallëzimin e KLSH-së për CEZ

Spak në varësi të Ramës! Kraja legjitimoi rrëmbimin e Metës dhe groposi kallëzimin e KLSH-së për CEZ

Nga Tedi Blushi PROKURORI I SOTËM “MBROJTËS” I TË DREJTAVE TË ILIR METËS, ËSHTË I NJËJTI PROKUROR QË LEGJITIMOI RRËMBIMIN E TIJ DHE GROPOSI KALLËZIMIN E KLSH-SË PËR FALJEN E 479 MILIONË EUROVE TË CEZ-IT! Asnjë zhgënjim nga SPAK-u me regji politike të Edi Ramës. Prokurori i posaçëm i SPAK-ut, Arben Kraja, u shfaq sot para gjykatës si mbrojtës i të drejtave të Ilir Metës, duke mbajtur qëndrimin se gjykimi nuk mund të vijojë pa praninë e një avokati. Një inskenim i qartë dhe i trashë. Pasi prokurori special i Edi Ramës jo vetëm nuk kishte vullnet për të vazhduar gjykimin, por deklaroi për habinë e të gjithëve se nuk kishte asnjë dijeni që Gjykata herën e kaluar kishte vendosur që gjykimi të vazhdohej pa...