“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vënë në dukje bashkëpunimin e SPAK me institucionet ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada bëri të ditur se Departamenti amerikan i Drejtësisë, përmes Zyrës së Prokurorëve të Huaj për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin (OPDAT), mbështeti pjesëmarrjen e përfaqësuesve të SPAK në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, IDEC40. Konferenca u zhvillua në Buenos Aires të Argjentinës dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme, me fokus forcimin e bashkëpunimit kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare. Në kuadër të aktivitetit, drejtuesi i SPAK mori pjesë në takimet e organizuara nga Agjencia Amerikane kundër Narkotikëve (DEA), ndërsa prokurorët shqiptarë zhvilluan gjithsej 12 takime...