SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndërsa i ka komunikuar dhe akuzat e reja që rëndojnë ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Balluku përballet me pesë kategori veprash penale, që lidhen me shkeljet në tenderat publikë, korrupsionin, deklarimin e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Akuza kryesore është ajo e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, e kryer në nëntë raste, ndërsa përveç kësaj, SPAK i ka komunikuar Ballukut akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, si dhe atë të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë....