Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK merr të pandehur kreun e Jonaid Myzyrin, për çfarë akuzohet kreu i KPP
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim. Nga paraqitja e tij e fundit në SPAK, Myzyri u mor në pyetje për rreth dy orë nga prokurorët e posaçëm. Sakaq, në dalje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu i KPP nuk dha asnjë koment për gazetarët. Ende nuk dihet për cilin rast dyshohet që Myzyri të ketë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.