SPAK merr të pandehur dhe policin e burgjeve, e akuzon se i dha Veliajt telefonin

SPAK merr të pandehur dhe policin e burgjeve, e akuzon se i dha Veliajt telefonin

SPAK i ka komunikuar akuzën edhe një polici të burgjeve, i cili akuzohet se i dha kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një telefon gjatë shoqërimit të tij nga Durrësi. Fatjon Baci, është polici që akuzohet se i dha telefonin për të komunikuar kryebashkiakut Veliaj gjatë kohës që transportohej nga IEVP Durrës në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë. Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 mars 2025. SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzat personave nën hetim për dosjen Veliajt.