SPAK mbledh në Tiranë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 vende
Gjurmimi i pasurive me origjinë të paligjshme, sigurimi i provave elektronike dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimet për korrupsionin ishin në fokus të takimit të 16-të të Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), i zhvilluar në Tiranë nga 27 deri më 29 tetor. Aktiviteti, i organizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), bëri bashkë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione, si dhe përfaqësues të tri organizatave ndërkombëtare. Gjatë tri ditëve të takimit pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja praktike mbi metodat e hetimit të korrupsionit, përdorimin e ligjshëm të informacionit fillestar, ruajtjen e provave elektronike dhe verifikimin e origjinës së paligjshme të pasurive. Vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave që hasin autoritetet...
Burimi:
kohajone.com