SPAK i dorëzoi akuzat/ Reagojnë avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Klienti ynë i mohon

SPAK i dorëzoi akuzat/ Reagojnë avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Klienti ynë i mohon

Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të z. Veliaj: Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në mbështetje të mbrojtjes. Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z. Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane...