SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, kush janë biznesmenët e përfshirë? U zbuluan nga bisedat në Sky ECC

SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, kush janë biznesmenët e përfshirë? U zbuluan nga bisedat në Sky ECC

SPAK godet një grup kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. 6 nga 7 pjesëtarët e grupit përfunduan në pranga në kuadër të një aksioni të organizuar gjatë të premtes, ndërsa i fundit rezulton të jetë jashtë vendit. Vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Ermir Ndreaj pronar i disa kompanive, si dhe Ilir Lloshi u arrestuan përkatësisht në Palasë dhe Elbasan. Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt, iu komunikuan akuzat në ambientet e paraburgimit, ku mbahen për vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze. Goditja e grupit erdhi pas zbërthimit të qindra...