SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e kryebashkiakut: Veliaj i mohon të gjitha akuzat për shkelje të ligjit

SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e kryebashkiakut: Veliaj i mohon të gjitha akuzat për shkelje të ligjit

Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të z. Veliaj: Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në mbështetje të mbrojtjes. Z. Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z. Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës...