SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

SPAK ka çuar për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës. Sipas hetimeve, organizata trafikoi të paktën 60,7 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës gjatë viteve 2019–2021, ndërsa mbi 18 tonë u sekuestruan në pesë episode. Në kuadër të dosjes janë sekuestruar pasuri dhe para me vlerë rreth 9,18 milionë euro, mes tyre një resort në Xhafzotaj dhe një vilë në Dhërmi. EMRAT E 16 TË PANDEHURVE Franc ÇopjaErvis ÇelaFadil Balla allias Julian BallaRiza ÇelaArdjan ÇelaMaringlen MullajPetrit Lakatos allias Petrit SulejmaniRenato MusakuGert ÇermaMarenglen KamamiSoni Pepa allias Vilson PepaAlbin ÇelaElidon ÇelaDenis DajaDitjon PepaKujtim Gjyla Njoftimi i plotë i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më 5.11.2026, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së...