SPAK çon për gjykim dosjen e vrasjes së Renis Dobrës
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e katër personave të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik 2025 në zonën e Matit. Në përfundim të hetimeve, SPAK ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 181 të vitit 2025, në ngarkim të Fation Bushgjokajt, Petrit Hoxhës alias Çakri, Kristë Bushgjokajt dhe Aleksandër Bushgjokajt. Sipas SPAK-ut, të katër të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit”, në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Hetimi lidhet me mbrëmjen e 8 korrikut 2025, kur Renis Dobra u rrëmbye në...
Burimi:
kohajone.com