Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SPAK aksion kundër evazionit fiskal, disa urdhër-ndalimi
👁13596
SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion këtë të mërkurë ku sipas burimeve po ekzekutohen disa masa sigurimi për një hetim që lidhet me krime në fushën e doganave dhe tatimeve. Në pranga ka rënë një biznesmen me masë sigurie . Me kërkesë të SPAK-ut dhe vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), janë miratuar edhe masa të tjera si arrest shtëpie dhe detyrim për t’u paraqitur. Hetimi përfshin akuza për korrupsion, kontrabandë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, evazion fiskal, fshehje të ardhurash, etj.