Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SPAK: 157 vjet burg klanit “Duka”! Prokuroria shpall pretencën për të akuzuarit për vrasjen e ish-poilicit
157 vite burg kërkoi SPAK për klanin “Duka” dhe anëtarët e tij që akuzohen për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko. Ndaj Leonard Dukës, prokurori kërkoi dënimin me 32 vjet burg, si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe porositës i vrasjes. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për Fatmir Hysenin që SPAK e akuzon si ekzekutorin e Santiago Malkos, mbrëmjen e 27 gushtit të 2019. Ndërkaq, për vëllain e Leonardit, Erlis Dukën, prokurori Behar Dibra, kërkoi që të shpallet fajtor dhe të dënohet me 25 vjet heqje lirie. Për tre të pandehurit e tjerë, Aleksandër Manxhaku, Oltjon Loga, Dritan...