Spahiu: Shqipëria s’ka 1.4 miliardë banorë si Kina që PD-PS bëjnë ndarje territoriale çdo 4 vjet

Spahiu: Shqipëria s’ka 1.4 miliardë banorë si Kina që PD-PS bëjnë ndarje territoriale çdo 4 vjet

Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar reforma territoriale në Shqipëri nga dy forcat kryesore politike, duke e cilësuar si të gabuar praktikën e ndryshimit të vazhdueshëm të ndarjes administrative. Ai u shpreh se Shqipëria, për shkak të numrit të kufizuar të banorëve dhe ndryshimeve jo të mëdha demografike brenda një mandati qeverisës, nuk ka arsye të rishikojë hartën territoriale çdo katër vjet. Sipas tij, një reformë e tillë duhet të mbështetet në një vizion afatgjatë dhe të garantojë qëndrueshmëri në qeverisjen vendore. “Socialistët dhe demokratët janë sjellë me Shqipërinë sikur të jetë Kina, sikur Shqipëria të jetë 1 miliard e gjysmë dhe ndryshon demografinë brenda 4 vjetësh”, deklaroi Spahiu. Ai argumentoi se ndryshimet e shpeshta krijojnë pasiguri në organizimin e pushtetit...