Sot u rikthye “ora dimërore”, akrepat shkuan 60 minuta pas dhe do të kemi më pak orë me dritë…
Sot, të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës u zhvendosën pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore. Në orën 03.00 të mëngjesit, ora shkoi automatikisht 02:00. Kjo do të thotë zgjim më i vonë në mëngjes, dhe më pak orë me dritë.Për disa prej qytetarëve ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre.Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore. Ky sistem është në fuqi që prej vitit 1981, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme është hedhur ideja për ta shfuqizuar.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com