”Sot u dha përgjigje”, Shabani mbetet Avokat i Popullit. Gjykata Kushtetuese: Procesi i rregullt. PD: Janë shtrembëruar faktet

”Sot u dha përgjigje”, Shabani mbetet Avokat i Popullit. Gjykata Kushtetuese: Procesi i rregullt. PD: Janë shtrembëruar faktet

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike që kundërshtojnë zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Sipas PD-së, procedura parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur çështjen e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërive të Shabanit me ushtrimin e këtij funksioni. Një nga pretendimet kryesore të PD-së kundër procedurës për zgjedhjen e Endri Shabanit lidhej me tërheqjen e firmave të deputetëve opozitarë që kishin mbështetur kandidaturën e Shabanit. Kushtetuesja thotë se kushti i 28 firmave ishte plotësuar kur kandidatura u verifikua nga Komisioni i Ligjeve dhe kaloi për votim në seancë plenare. Sipas Gjykatës, tërheqja e mbështetjes pas kësaj faze nuk mund ta bllokonte procesin. ”Ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit...