Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot tentativa e 47-të për Kuvendin e Kosovës, ligjet në “sirtar” prej muajsh
Mbi 35 projektligje që duhej të miratoheshin nga qeveria dhe të procedoheshin për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës përpara datës 30 qershor kanë mbetur pezull, për shkak të situatës së pazgjidhur institucionale që po zvarritet që prej fillimit të vitit 2025. Sipas Programit të Projektligjeve 2025–2027, disa prej drafteve më të rëndësishme që priteshin të shqyrtoheshin këtë vit përfshijnë Ligjin e Punës, Kodin Civil, ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, si dhe projektligje të tjera për energjinë, konkurrencën dhe profesionin e avokatit. Institucionet që monitorojnë punën e Kuvendit shprehen të shqetësuara për ndikimin që kjo bllokadë po sjell në...