Sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

kuvendi i kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot, 9 shtator, në orën 11:00, në vazhdimin e radhës të seancës konstituive. Seanca është thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.  Vetëvendosje pritet të rikandidojë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, ndërsa LDK ka bërë të ditur se do ta votojë kandidatin e propozuar nga partia fituese. Por, teksa partitë e tjera parlamentare LVV, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në seancë, Aleanca ka vendosur ta bojkotojë.  Aleanca, partia opozitare që ka 6 deputetë, njoftoi dje se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se partia e tij dëshiron...