Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 19-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar. Seanca pritet të nisë në orën 10:30. Partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por kjo nuk është mbështetur nga partitë e tjera.
Burimi: Vizionplus.tv