Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë dje, dorën e fundit përgatitjeve për këtë sfidë historike, një takim që për Silvinjon do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për të marrë 3 pikët, por edhe për një lojë të bukur. Policia ka nisur marrjen e masave, për të garantuar sigurinë në përballjen delikate. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit. Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Silvinjo, së bashku me...