SOT ORA 10:00/ Nis gjyqi i ministrave, Rama mban të fshehtë goditjen, kabineti pa gjumë nga ankthi
Kryeministri Edi Rama po i afron ministrat dhe deputetët socialistë drejt një prej mbledhjeve më të rëndësishme të nisjes së sezonit politik. Në sfond janë protestat e muajve të fundit, dorëheqja në Shëndetësi dhe precedenti i shkurtit, kur një mbledhje e ngjashme u shoqërua me ndryshime të rëndësishme në kabinet. Rama mblodhi këtë të mërkurë ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në “Vilën e Kuqe” në Sauk. Në fokus ishte organizimi politik në terren dhe mënyra e komunikimit me qytetarët, ndërsa deputetët dhe zëvendësministrat pritet të shtojnë praninë e tyre në zona të ndryshme të vendit. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është vetëm organizimi i mazhorancës. Sytë janë te dita e enjte Në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, Rama ka thirrur...
Burimi:
ntv.al