Sot nis Sunny Hill Festival

Sot nis Sunny Hill Festival

Prishtina mirëpret sot mijëra vizitorë për Sunny Hill Festival, që do të zgjasë nga 1 deri më 3 gusht 2025 në lokacionin, Sunny Hill Festival Park, pranë fshatit Bërnicë e Poshtme. Nata e parë hapet me një performancë të shumëpritur nga Dua Lipa, e cila rikthehet në vendlindjen e saj si pjesë e turneut botëror “Radical Optimism”. Pas saj, skena e muzikës elektronike “C4” do të ndizet nga legjenda britanike Fatboy Slim, duke garantuar një natë plot ritëm dhe energji. Gjatë tre netëve të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca nga artistë të mëdhenj si dhe shumë...