“Sot ndiej një dhimbje të madhe”, humbi penalltinë deçizive me Serbinë, reagon Manaj: Ju kërkoj ndjesë…

“Sot ndiej një dhimbje të madhe”, humbi penalltinë deçizive me Serbinë, reagon Manaj: Ju kërkoj ndjesë…

Kombëtarja shqiptare barazoi me shifra 0-0 mbrëmjen e djeshme përballë Serbisë në “Air Albania”. Ndërkohë, një nga momentet kyçe, ishte minuta e 46-të e pjesës së parë, kur u dha një penallti në favor të kuqezinjve. Por, Rey Manaj nuk ia doli që të shënonte, pasi topi i goditur prej tij, u prit nga portieri serb, Dorde Petrovic. Ndërkohë, sulmuesi i Kombëtares sonë ka reaguar për herë të parë, duke kërkuar falje për penalltinë e humbur. Ndër të tjera, Manaj tregon se po ndjen dhimbje të madhe në këto momente. Reagimi i Rey Manaj: Sot ndiej një dhimbje të madhe...
Burimi: Shkodraweb.com