Sot mbahet seanca paraprake, Bardh Spahia paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Sot mbahet seanca paraprake, Bardh Spahia paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Ish-kryetari i Bashkisë , Bardh Spahia, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për seancën paraprake. Kjo seancë zhvillohet pas kalimit të dosjes hetimore ndaj Spahisë, për akuzën e korrupsionit dhe abuzimin me detyrën. Ai është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë. Më herët, Bardh Spahia, ka mohuar  çdo akuzë dhe ka shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë për të hedhur dritë mbi hetimin e nisur ndaj tij.  
Burimi: Gijotina.com