Sot mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentes së re të Kosovës
Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë sot ceremoninë e inaugurimit në postin e të parës së shtetit. Ceremonia do të mbahet në orën 15:00, në oborrin e Presidencës së Kosovës, ka njoftuar Presidenca. Shiroka-Pula, e cila u zgjodh presidente në seancën e djeshme të Kuvendit, bëri betimin para deputetëve, duke u zotuar se do të angazhohet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Në fjalimin e saj pas betimit, ajo tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror, ndërsa theksoi angazhimin për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve. “Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe...
Burimi:
kultplus.com