Sot Kurban Bajrami, Begaj uron besimtarët myslimanë: Mirësi dhe gëzime në familje

Sot Kurban Bajrami, Begaj uron besimtarët myslimanë: Mirësi dhe gëzime në familje

Në ditën e Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi të gjithë besimtarët myslimanë. Kreu i Shtetit përcolli mesazhin e tij nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale: Facebook dhe X: “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e...
Burimi: Vizionplus.tv