Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit
👁12576
Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, pas 1 muaji fushatë elektorale. Ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur se kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Në nenin 77 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, përcaktohet qartë periudha e heshtjes zgjedhore dhe kufizimet që lidhen me të. Sipas këtij neni, dita para datës së zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe, ndalohet çdo aktivitet fushate zgjedhore, përfshirë zhvillimin e mitingjeve, aktiviteteve të tjera zgjedhore dhe shpërndarjen e materialeve...