Sot hapet edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë në Prishtinë

Sot hapet edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë në Prishtinë

Sot, më 23 shtator, në orën 11:00, në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, një ngjarje që për pesë ditë do të sjellë libra, aktivitete kulturore, edukative, artistike dhe kreative për fëmijë dhe familje. Ceremonia e hapjes do të shoqërohet me fjalë rasti nga organizatorët, mbështetësit dhe përfaqësuesit e institucioneve partnere, ndërsa më pas do të ndahen çmimet për lexuesit e vitit nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani”. Programi i ditës së parë nis në orën 11:30 me aktivitetin “Palaço me shokë”, ku fëmijët do të mund të argëtohen me palaço dhe maskota. Nga ora 12:30 deri në 14:00, Shtëpia Botuese Albas do të promovojë librat e serisë “Më quajnë… Majlinda Kelmendi dhe Nexhmije...