Sot është dita e Modric te Milani. Nga konferenca për shtyp te takimi me tifozët, zbulohet axhenda

Sot është dita e Modric te Milani. Nga konferenca për shtyp te takimi me tifozët, zbulohet axhenda

Përvojë, lidership dhe karizëm, përveç elegancës së pakufishme dhe karrierës së mbushur me trofe. Të gjitha këto i sjell me vete Luka Modric në botën e Milanit, teksa mesfushori kroat nis sot zyrtarisht aventurën e tij me fanellën kuqezi. Tifozët milanistë e kanë pritur me padurim, ndërsa sot, më në fund, do ta shohin ish-yllin e Real Madrid të rikthehet nga pushimet. Fituesi i “Topit të Artë”, në orën 17:00 do të flasë në konferencë për shtyp, përpara se të takohet me tifozët në mjediset e klubit. Pas pushimeve të kaluara me familjen, Modric është gati për të nisur kapitullin...