Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sot ditë vendimtare për skuadrat tona në Ligën e Konferencës
Adriatik BALLA Sot kthehen në fushë skuadrat tona që luajnë në Europë. Bëhet fjalë për tri skuadra që luajnë në Ligën e Konferencës, e ku dy prej tyre luajnë brenda fushe, kanë shanse të mëdha të shkojnë në raundin e tretë. Kështu, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo Siti do të zbresin sot në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League. Të tre skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin. Egnatia do të presë Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë...